Loading...

Mrekullitë e kuzhinës që ju ndihmojnë kundër djegies nga plazhi

Vera erdhi dhe sapo shkojmë në plazh, të gjithë pësojmë diegie, në rastet kur nuk mbrojmë veten nga temperaturat e larta dhe rrezet e dëmshme.

Skuqja e trupit është tepër e dhimbshme, ndërsa të gjithë, qoftë edhe një herë, e kemi provuar metodën e mamave apo të gjysheve tona, të cilat na kanë këshilluar të vëmë kos në pjesën e dëmtuar të lëkurës.
Mirëpo, nuk është vetëm kosi “mrekullibërësi” i kuzhinës për këtë problem. Ka edhe disa produkte të tjera tepër efektive.
Aloe Vera – Xheli i Aloe Verës është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kuba akulli me xhelin e aloe verës dhe me to të lyeni zonën e djegur. Këshillohet që degët e aloe verës të qëndrojnë fillimisht në frigorifer para përdorimit.
Qumësht – Pse të përdorni kosin kur keni qumështin? Acidet laktike të këtij të fundit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freskie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambuku dhe lyeni lëkurën disa herë në ditë. Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht.
Kamomil – Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore dhe qetësuese. Zieni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kuba akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com