Loading...

Sheshi para stadiumit “Flamurtari” me pamje të re

Sheshi para stadiumit “Flamurtari” në Vlorë së shpejti do të jetë në dispozicion të qytetarëve, për të kaluar orët e paradites dhe pasdites.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, theksoi sot se “sheshi në 90% të punimeve ka përfunduar, pemët janë mbjellë dhe do vendosen edhe gurët. Për shtrimin e sheshit kemi zgjedhur ngjyrat kuq e zi, ngjyrat e flamurit dhe fanellës së Flamurtarit”.

Sipas tij, brenda pak ditësh do të jetë në funksion të qytetarëve.

“Janë 22 burime për krijimin e shatërvaneve, aq sa lojtarë janë në fushë dhe simbolika është zgjedhur për këtë gjë. E gjithë pjesa rreth e rrotull stadiumit ka stola që janë dizenjuar enkas për këtë ndërtim të rëndësishëm, që do të përdoren nga fëmijët për të bërë fizkulturë dhe për ata që do të sjellin fëmijët të argëtohen në këtë shesh”, – tha Leli.

Kreu i bashkisë së Vlorës u shpreh se “ka filluar të shtrohet shtresa e parë e asfaltit në pjesën përballë stadiumit flamurtari, është një nga ato vendet problematike dhe të diskutuara pa fund nga qytetarët që kalojnë në zonën e stadiumit ‘Flamurtari’ dhe do të vazhdojë edhe në pjesën pas Aleksandrisë, si dhe përreth pallatit të sportit”.

Ai bëri të ditur se bashkia po kryen edhe asfaltimin e disa segmenteve të tjera dhe duam që kulmi i sezonit, 10-ditëshi i parë i korrikut ti gjejë të përfunduara këto vepra publike, që qyteti të jetë vend mikpritës për vizitorët./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com