1334 kilometra rrugë janë përfshirë në programin e Qeverisë për rehabilitimin e plotë të akseve kombëtare nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim të vendit.
Sipas këtij programi, Rajoni Verior Shkodër-Kukës, përfshinë punime të rehabilitimit të rrugëve në një gjatësi 336 km me një vlerë financiare 21.2 milionë euro.
Në Rajonin Veri /Qendër/Lindje – Tiranë – Dibër, po investohen 19.6 milionë euro për rikonstruksionin e 286 km rrugë.
Ndërsa Rajoni Qendër/Jugor Lindje Fier-Elbasan – Korçë, me gjatësi 419 kilometra, projekti i rehabilitimit adreson një vlerë prej 11.6 milionë euro investime.
Për rehabilitimin e rajonit jugor-Vlorë-Gjirokastër, po investohen 13.7 milionë euro në rikonstruksionin e rrugëve me një gjatësi totale prej 350 kilometra.
Projekti për mirëmbajtjen e rrugëve, si një nga investimet më të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria për rritjen e sigurisë rrugore me impakt në ekonominë e vendit, po mbështetet nga Banka Botërore (BB) me një financim total prej 80 milionë dollarë.
Në vlerësimin e saj BB e cilëson projektin me një progres të kënaqshëm. “Punimet e mirëmbajtjes dhe ato rehabilituese janë zbatuar gjatë periudhës së ndërtimit në fillim të 2019-ës dhe rezultatet në termat e sigurisë dhe konektivitetit në rrjetin rrugor po konfirmojnë progresin e projektit”, citon BB.
Projekti nisi zbatimin në vitin 2018 dhe sipas datës që mban në dokumentet e BB parashikohet të zgjasë deri në fund të vitit 2021.atsh