Aktorja 47 vjeçare është cilësuar si mbretëresha e bukurisë, por ajo pranon se jo gjithmonë e ka parë veten si një grua tërheqëse.
“Nuk isha nga ato vajzat e bukura që ndihesha e sigurt dhe e shikoja veten aspak tërheqëse. Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas. Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time. Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, shprehet Garner.
Vitin që kaloi ishte këngëtarja e njohur Pink e cila u kurorëzua si “Gruaja më e bukur” nga revista “People” ndërsa aktorja e njohur Julia Roberts në vitin 2017. /atsh