Edhe PDIU do të ndjekë të njëjtën rrugë si PD dhe LSI. Këtë e konfirmon kreu i saj Shpëtim Idrizi.
Sipas tij, vendimi i PDIU do të jetë në koherencë me opozitën e bashkuar pasi ky formacion politik sipas tij është pjesë e opozitës që nga data 7 shtator.
“Nuk vihet në diskutim që ne jemi në unison me vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ne e kemi bërë deklaratën tonë direkt pas Bashës”, është shprehur Idrizi.