Loading...

PS,LSI,PDIU propozojne kandidaturat per komosionet e Vettingut!Ja emrat!

Mazhoranca ka zbardhur në mesditë, emrat e anëtarëve që ka propozuar për dy komisionet ad-hoc të Vetingut, komisionet që do të verifikojnë kandidatët për institucionet e Vetingut.

Ata janë:

PS:

Vasilika Hysi,

Pandeli Majko,

Ervin Bushati,

Bashkim Fino,

Ulsi Manja,

Evis Kushi.

LSI: Silva Caka,

Vangjel Tavo

dhe Luan Rama

PDIU:

Shpëtim idrizi,

Mesila Doda

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e komisionit ad hoc që do të përzgjedhë kandidatët për institucionet e Vetingut.

Kuvendi do të mblidhet në orën 18 sipas këtij rendi dite për të votuar vetëm 2 pika:

1. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Njeri nga komisionet, ai me 12 anëtarë do të përbëhet nga 6 anëtarë të mazhorancës dhe 6 të opozitës. LSI ka propozuar për të Luan Ramën dhe Silva Cakën.

Edhe komisioni i dytë’ ad hoc’ do të jetë gjysëm për gjysëm, 3 nga secila palë. LSI ka propozuar këtu Vangjel Tavon.

Por mazhoranca do të votojë vetëm 9 anëtarët e saj (në total)  kurse  ata do të opozitës do të lihen në pritje për t’u prezantuar dhe votuar derisa të paraqitet opozita në Kuvend.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com