Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton mbi gjendjen e akseve kombëtare, në kushtet e motit me dëborë dhe ngrica që ka përfshirë vendin, në këto ditë dimri.
Sipas ARRSH, në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës, gjatë natës ka pasur reshje shiu. Nuk paraqiten probleme ne qarkullimin e mjeteve.
Në Qarkun Korçë, gjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir në të gjitha akset.
Qarkullohet me zinxhirë vetëm rruga K/Boboshticë-Dardhë, në pjesën fundore.
Në Rajonin Qendror Tiranë, në rrugën Librazhd-Steblevë ka pasur reshje bore rreth 10 cm, të cilat janë pastruar nga kontraktori. Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.
Rajoni Verior Shkodër, në lartësi ka pasur reshje bore, kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullohet me zinxhir në Zalldardhë – Draj Reç, Domaj – Draj Reç, Ura e Cerenecit – Steblevë, 20 km e fundit të aksit./atsh