Sonila Qato u prezantua sot në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Kalimi i detyrës u krye në takimin që u organizua në institucionin e ARRSH-së në prani të drejtorëve dhe përgjegjësve të sektorëve.
Ish-drejtori Afrim Qendro i uroi suksese Drejtoreshës së re për detyrën e rëndësishme dhe sfiduese, duke shprehur bindjen se Qato do ta çojë përpara në mënyrën më profesionale punën e nisur për projektet strategjike me rëndësi kombëtare.
Në fjalën e saj, Qato shprehu se ndjehet e nderuar për përgjegjësinë e lartë që ka në drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm dhe vlerësoi maksimalisht punën e kryer gjatë këtyre viteve, duke theksuar se bashkëpunimi i mirë i deri tanishëm do të vijojë në mënyrë po aq optimale.
“Pa vënë në dyshim cilësinë e punës së kryer deri tani, sfidë mbetet arritja e rezultateve edhe më të mira, nëpërmjet vijimit të ristrukturimit të nisur dhe konsolidimit të bashkëpunimit që duhet t’i përgjigjet nivelit të rëndësisë që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka si institutcion”, tha Qato./atsh