Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Poni, është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan vazhdimisht momente nga jeta e saj artistike, përditshmëria, por edhe foto me djalin, që ndryshe nga shumë artistë të tjerë nuk e ka mbajtur kurrë larg vëmendjes së publikut.
Megjithatë ditën e djeshme, ajo ka ndarë një lajm shumë të hidhur: vdekjen e një fanseje, 22-vjeçare, të cilës bilbili i muzikës labe i kishte premtuar se do të këndonte në dasmën e saj.
’U bëre engjëll dhe pse engjëll ishe Alvina, vetëm 22 vjeçe! Kur të takova në spital në “New York” premtova se do të të këndoja në dasmë një ditë! Tre muaj luftove, por nuk ia dole. Ah sikur të ishte me radhë dhe me moshë gjithçka.
Prehu në paqe engjëll, këngën tënde te preferuar do ta këndoj sa herë do të kujtoj.”-shkruan Poni, duke ndarë gjithashtu disa momente nga vizita që i kishte bërë para pak ditësh në spital.