Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi sot mbi gjendjen e rrugëve në vendin tonë pas motit me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta që ka përfshirë të gjithë vendin.
Sipas ARRSH, në akset rrugore në rajonin Jugor të vendit qarkullimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë, ndërsa në atë verior kryesisht me zinxhirë.
ARRSH informon se kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë mbrëmjes së të premtes për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.
Aktualisht citon njoftimi i ARRSH, rruga Kukës-Bushtricë qarkullohet pjesërisht me zinxhir.
Domaj-Draj-Rec me zinxhir. Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.
Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë përdorim të zinxhirëve.
Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë, njofton ARRSH/atsh