Aktori shqiptar Marko Caka, i cili jeton dhe punon në SHBA, ka deklaruar se ka vendosur që të bojkotojë Instagramin, pasi ia shpifin postimet e luksit të tepruar të shqiptarëve.
Ai shkruan se sado që pagën e ka sa katërfishi i kryeministrit Rama, ai nuk gjen kohë të qetësohet, e jo më të turret pas darkave festive.
Mjaft i irrituar, aktori shpërthen duke ofenduar të gjithë ata VIP-a, të cilët tregojnë një jetë luksi, e nuk shohin se rrethohen edhe nga ata që vuajnë për bukën e gojës
Postimi i plotë:
Une dua ta festoj keshtu..
Kam vendosur ta bojkotoj instagramin duke zvogeluar postimet e shpeshta sepse me eshte shpifur ai luksi i tepruar Instagramistave shqiptare(gjoja VIP) ku perreth tyre jeton vetem skamja. Mbreme ishte darka e ime e pare pas kaq kohe kohe i ftuar tek nje mik i imi ne Neë Jersey sepse sado qe pagen e kam sa keterfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohe te shplodhem, jo me te bredh pas darkave festive duke bere dhurata te pafund si instagramistet shqiptare.
Ma keni shpifur qe nuk i hedhni syte sadopak tek njerezit perreth jush te mbledhur prane sofres te pangrene.
Merry Christmas!