Banorët e dy lagjeve në njësisnë administrative Sevaster, Vlorë kanë tashmë një rrugë të rehabilituar.
Bashkia e Selenicës me mjetet dhe punonjësit e saj ka bërë të mundur rehabilitimin e dy rrugëve të lagjeve “Kalamboq” dhe “Trushaj” në Dushkarak, Njësia Administrative Sevaster.
“Punimet kanë konsistuar në zgjerimin e trasesë dhe nivelimin e rrugës, në bërjen e kanaleve anësore, vendosjen e tombinove dhe hedhjen e çakullit”, bën të ditur bashkia e Selenicës.
Rruga ka një gjatësi rreth 3 km dhe do të bëjë të mundur lëvizjen normale të banorëve.
Bashkia e Selenicës po i kushton një vëmendje të veçantë rehabilitimit të rrugëve në fshatrat e kësaj bashkie.
Ditët e fundit kanë përfunduar punimet per rehabilitimin e rrugës nga fshati Bashaj deri në lumë, rrugë në të cilën kishte 30 vjet që nuk investohej.
Loading...