Loading...

Mogherini: Qëllimi ynë është që të gjitha shtetet e Ballkanit të hyjnë në BE

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe hapja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin – janë detyra urgjente sipas Federica Mogherinit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini ka thënë, në një debat para europarlamentarëve, se integrimi i Ballkanit Perëndimor është njëri prej prioriteteve të politikës së jashtme evropiane, transmeton GazetaMetro.net.

“Qëllimi ynë i përbashkët është që të gjitha shtetet e Ballkanit të hyjnë në Bashkimin Evropian. Kemi dy detyra urgjente. E para – të punojmë pa u lodhur me miqtë tanë në Beograd e Prishtinë në mënyrë që të arrijmë marrëveshjen me ta për normalizimin e marrëdhënieve. Po ashtu, duhet t’i hapim bisedimet me Shkupin e Tiranës”, ka thënë Mogherini në debatin rreth miratimit të raportit mbi politikën evropiane të jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes, të cilin Parlamenti i Evropës e ka miratuar sot.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com