Flori Mumajesi këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes për pjesëmarrjen e tij tek “ Kënga Magjike” dhe çmimin e parë që fitoi. Pasi mbaroi “Kënga Magjike”, këngëtarët ishin të ftuar tek e “Diela Shqiptare”. Kur i erdhi rradha Kejsi Tolës për të kënduar, bashkë me të u çua dhe Flori i cili e shoqëroi atë me vallëzim dhe gjeste romantike. Ai e përqafonte dhe i drejtoheshe me fraza nga teksti i këngës.
Pasi mbaroi e gjitha kjo, Flori postoi një foto ku interpretoi me Kejsi Tolën.
“Mërzitem edhe unë me ty ndonjëherë, më shumë për gjëra koti që nuk kanë vlerë. Por e gjej gjithmonë një motiv më fal të them, s’të gënjej dot përmendesh ti më njeh”, shkruhet në foto, një frazë e shkëputur nga teksti i këngës së Kejsit.
Ky gjest i bëri akoma më shumë që fansat e tyre të dyshojnë dhe të përflitet se mes dy këngëtarëve të ketë lindur një histori dashurie.