Autokolona presidenciale e Putinit ka bërë një pamje mbresëlënëse në udhëtimin e saj të parë në Amerikën e Jugut duke tërhequr interesin e blerësve ndërkombëtarë të etur për të hipur në komoditetin e një limuzine Aurus. Pas debutimit të tyre ndërkombëtar në Finlandë këtë verë, dy limuzinat e blinduara Aurus u dërguan në Buenos Aires për të shoqëruar Presidentin rus në samitin e G20. Udhëtimi i Putinit mori të gjithë vëmendjen e mediave lokale, të cilat e quajtën limuzinë një “bunker të vërtetë mbi rrota”.
E krijuar sipas kërkesave të presidentit rus, Vladimir Putin, makina siguron një komoditet shumë të madh. “Është shumë e mirë dhe shumë e rehatshme, “tha Putin në fund të samitit të G20. “Është një makinë vërtet e mirë. Më pëlqen. Dhe nuk e them vetëm unë. Disa nga miqtë tanë arabë e pëlqejnë shumë dhe kanë thënë se duan ta blejnë këtë makinë për vete.”