Loading...

“Pylli i Sodës” me rrugë turistike(foto)

Fondi Shqiptar për Zhvillim ka përfunduar një investim në “Pyllin e Sodës” në Vlorë.

Ky projekt parashikonte rikonstruksionin e rrugës e cila do të ndihmojë edhe në zhvillimin  e turizmit dhe ekonomisë lokale në këtë zonë.

 

Rruga është shtuar me asfalt, janë ndërtuar trotuar të rinj, korsi të dedikuara për biçikletat dhe është instaluar ndriçim i njëjtë me pjesën e qytetit të Vlorës.

Rruga e “Pyllit të Sodës” në Vlorë është një segment turistik i cili të çon nga qyteti në një park të madh me pisha në një ambient çlodhës.

Përpara këtij investimi, kjo ishte një zonë e mënjanuar e cila nuk përbënte fare interes për turizmin, tashme kjo rrugë është integruar natyrshëm me qytetin e Vlorës. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com