Valbona Mema këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare si rrallë herë ka folur në lidhje me bashkëshortin e saj të ndjerë.
“Një shprehje thotë se femrat kur zbukurohen ose e bëjnë për njëra-tjetrën ose për njeriun e zemrës. A ka ardhur ai”- ka qenë pyetja e produksionit në emisionin “Shiko kush Luan”, të cilës këngëtarja i dha një përgjigje të sinqertë e shumë të bukur duke përmendur edhe bashkëshortin e saj që nuk jeton më.
“Jo dhe besoj që nuk mund të vijë. Ka ardhur njëherë para 30 vitesh. Unë jam ende e dashuruar si ditën e parë dhe ashtu do vdes. Me babain e fëmijëve të mi!”- tha Valbona dhe publiku e duartrokiti.
Bashkëshorti i saj, Sokol Gjumi u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në dhjetor të vitit 2001. Valbona e jeton me dy fëmijët e saj dhe e kujton bashkëshortin e saj të ndjerë në data të ndryshme të veçanta.