Kryeministri Edi Rama u ndal në Vlorë pasditen e sotme, ku foli për projektet infrastrukturore që sipas tij, janë parashikuar në buxhet e që do të nisin së shpejti.
Aeroporti – Lidhur me aeroportin e Vlorës, kryeministri u shpreh se do filloojë puna vitin e ardhshëm. “S’di ta them kur, por brenda këtij mandati do ta bëjmë Vlorën me aeroport”.
Hekurudhat – Për ndërtimin e hekurudhës Rinas-Durrës do nisë puna vitin e ardhshëm, tha Rama, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e një hekurudhe Fier-Vlorë, pa dhënë një afat konkret për nisjen e punimeve.
Porti i Vlorës – Në portin e Vlorës, tha kreu i ekzekutivit, po bëhet një investim shumë serioz. “Ministrit (Gjiknuri) i kam thënë, ‘o bjeri vlonjatëve traget që meriton të quhet traget, o s’mund të jesh më jo drejtues po as deputet në Vlorë’. Traget për vlonjatët, jo një magazinë që lëviz në det ku dhe Saliun ta fusja do të vinte keq, jo më vlonjatët. Mirë do ishte ta shikojmë para fillimit të sezonit, domethënë nga marsi-prilli. do ishte mirë që ky traget që është të zhduket e mos të vijë më në Vlorë”, tha Rama.
Lungomarja – “Bulevardi i ri do jetë besojmë më i bukuri i Shqipërisë”, tha Rama. “Gjithë vija e Lungomares do jetë jo vetëm vijë urbane e mrekullueshme, por edhe një plazh i populluar, deklaroi kreu i qeverisë, duke premtuar se me projektin që do nisë vitin e ardhshëm, do zgjodhet përfundimisht çështja e ujërave të zeza, tha Rama.
Impiantit fotovoltaik i Akërnisë – Për Impiantit fotovoltaik të Akërnisë, nis puna me fillimin e vitit të ardhshëm, tha Rama. “Do kemi sasinë e parë e një energjie të gjelbër që s’vjen nga uji dhe në zonën e Akërnisë ku jetë aeroporti, do ndërtohet një pol i ri me shumë rëndësi”.
Stadiumi – “Jemi duke punuar për të filluar ndërtimin e stadiumit të ri të Flamurtarit”, deklaroi kreu i qeverisë. “Një projekt që përfshin edhe stadiumin, dhe ndërtimin e një pallati (sporti) dhe një kompleks sportiv që mbetet për tu përcaktuar se ku do ndërtohet”.
“Ambicia është që të çojmë gratë dhe vajzat për të parë Flamurtarin, por që të ndodhë kjo, duhet të bëjmë një stadium që të jetë tamam qendër argëtimi”, shtoi.
Gjatë fjalës së tij, akuza lëshoi edhe ndaj opozitës. Paraardhësit e tij në drejtimin qeverisë, Rama i quajti “të paaftë”.
LAJM NE PËRDITESIM…