Duket se kjo ditë ka qenë një gëzim i madh për familjen e këngëtares Rezarta Shkurta, pasi e bija festonte 5 vjetorin, ndërsa këtë vit festës i është bashkuar edhe bashkëshorti, Ermal Hoxha, i cili doli nga burgu pasi u kap në laboratorin e drogës disa vite më parë në Xibrakë, shkruan ShkodraNews.
Rezarta e uroi të bijën nëpërmjet një fotoje që postoi në Instastory, ku kishte bashkuar disa foto teksa shihet e gjithë familja bashkë në një festë plot me luile dhe ngjyra.
Nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të lindjes. Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu. Do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe mos të të zhgënjejmë asnjëherë. Të duam në infinit mami dhe babi”, shkroi ajo në këtë postim.