Marsela Çibukaj dhe Kamela Islamaj përveçse këngëtare të suksesshme, janë edhe mikesha të mira.
Me zërin e tyre të mrekullueshëm, ato shoqërojnë mbrëmjet e së mërkurave në “Top Channel”, gjatë emisionit “Soiree”.
Në fund të programit, dy vajzat iu bashkuan kolltukut së bashku me një gotë verë dhe folën për miqësinë mes tyre.
Pyetjes së moderatores Jonida Shehu, nëse ato ishin mikesha të mira, nuk nguroi t’i përgjigjen e para Kamela Islamaj, e cila tha: “Ndonjëherë”.
Kamela e argumentoi përgjigjen duke treguar se Marsela është një njëri shumë pesimist që ankohet gjithmonë për gjithçka.
“Po ja në fillim, thonte nuk kam burrë, e tani që gjeti burrë, ankohet për tjetër gjë” – tha Kamela, duke nxjerr kështu zbuluar lidhjen e Marselës.