Loading...

Përgjimet që fundosën Stresin, zbulohet roli që kishte në grupin kriminal

Një ditë pas arrestimit të reperit të njohur shqiptar Arkimed Lushaj, detaje të tjera dalin në dritë.
Policia deklaroi mbrëmjen e kaluar se Stresi u arrestua pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit.

Ndërkohë mësohet se Arkimend Lushaj ishte prej 1 viti në përgjim. Ai është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës. Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

Po kështu mësohet se në grupin kriminal Stresi nuk ka rol drejtues por periferik.
Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua mbrëmjen e kaluar pasi kishte informacion se do ikte jashtë shtetit.

Ndërkaq burime nga policia bëjnë të ditur se në ditët në vijim të ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal ku bënte pjesë dhe Stresi.

Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e bllokut, por edhe ne periferi të Tiranës. Policia po mban në vëzhgim edhe disa persona të tjerë./korrrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com