Largimi parakohe i Ergi Dinit ishte një lajm që i tronditi të gjithë, jo vetëm njerëzit e tij të afërm por edhe publikun që e njihte dhe kishte filluar ta identifikonte për zërin, performancën dhe këngët e tij të veçanta, shkruan ShkodraNews.
Sot, ditën që ai do të mbushte 24 vjeç, motra dhe babai i tij i kanë dedikuar disa fjalë që të prekin shpirtin.
I ati, Dashamiri, i ka kushtuar një poezi, që zor se i përmban lotët teksa e lexon:
Postimi i plotë:
ERGIT,NE 24-VJETORIN E LINDJES.
Zvarritem, mes dhëmbjes së ngrirë, në trajtat gri te mermerit,, i mbështjellë me mungesen Tande.
Kam marr me vete përkthyesin shurdh-memec
qe di gjuhen e heshtjes,Ergi,, për me ma përkthy heshtjen tande fjalë për fjalë, që me mujt me ja shu disi flakët mallit.
Kam marr edhe fotografin e verbër te errësirës, për foton tradicionale, të ketij përvjetori…
Ooooh! Po unë s’mund te shoh,k’shtu, mbulu me dimër, moj Pranvere!
Pash njat Zot,çohu,Bir! Çohu e mban me u ndi gjallë edhe një herë, mu te vdekunit ma të mallkum te tana koheve, që fati mizor, me detyron me jetu jeten Tande!
Pash njat Zot,Bir,çohu! Çohu, se kitarra jote pret varur ne gishtat e erës, për me këndu; “Shumë urime për Ty…”!
Unë lutem,e lutem, I kryqezum, ne tmerrin, e udhekryqit tem te namun, tuj u rrejt deri ne shpresë…
Por fati yt,i pamëshirshëm, m’i refuzon te gjitha lutjet, per me zanë,unë,vendin Tand.
…Jam i denum, me u end mes te gjalleve… …Çdo çast, lahem, me zjarrin e ferrit, tuj andrru, se nje ditë, kam me i gjet dyert e Parajses
ku më pret Ti…
E ndërsa motra e tij, këngëtarja Barbana Dini, i shkruan:
Cdo vit mezi prisja oren 00.00 te kesaj nate per te uruar ditelindjen!Sot eshte ditelindja jote e 24!Po behen 2 vite qe pres te “zgjohem”nga ky makth i tmerrshem.Ishe gjeja me e bukur qe me ndodhi ne kete jete por edhe dhimbja me e madhe…nuk u ngopem me ty!Ke qene je dhe do te mbetesh dashuria ime me e madhe,pika ime e dobet!Nuk do mundem kurre ta pranoj humbjen tende Ergi… /ShkodraNews.