Emina Çunmulaj është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare në SHBA.
E ftuar dje në emisionin “Xing me Ermalin” modelja rrëfeu se si ishte njohur me bashkëshortin e saj Sam Nazarian, një prej personave të renditur nga Forbes si më të pasurit të në botë.
Ai është pronar i një rrjeti hotelesh dhe një sërë biznesesh të tjera fitimprurëse.
Modelja, nënë e dy fëmijëve, ka rrëfyer se takimi i parë më bashkëshortin e saj ka qenë pak i sikletshëm pasi ai kishte kujtuar se ajo ishte greke.
Emina ka rrëfyer:
Ne jemi njohur në Ishujt Karaibe. Unë isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Burri im në atë kohë ishte me një grup shokësh. Në restorant ishte një vajzë që ishte në tavolinë me të, ajo ishte stiliste dhe punonte në një shtëpi mode. Unë e njihja nga revistat. Ishte Janar i viti 2010. Unë isha single në ato vite dhe doja një burrë që t’i jepja shpirtin edhe zemrën dhe të nisja një familje. Isha 24 vjeç. Kur tavolina e burrit u ngrit, ai së bashku me atë stilisten erdhën tek tavolina jonë dhe takoi mikun tim sepse e njihte dhe në fund më takoi edhe mua. U prezantua dhe më pyeti: A je greke? Dhe unë që jam shumë patriote i them: Jo, pse? Ai ma kthen: Sepse të vjen era djathë. Kështu jemi njohur. Unë e kam shumë qef djathin dhe e ha shumë”.
Ajo ka folur edhe për takimin e pazakontë me të vjehrrin. Momentin kur ai i kërkoi që modelja të prekte hundën me gjuhë, mënyrë kjo për të “thyer akullin” mes tyre.
Modelja u shpreh:
Pas katër muajsh pasi u njoha me Samin, më tha se donte të më prezantonte me familjen e tij. Isha shumë nervoze. Sapo e takova babain e tij më tha: Dua të të bëj një pyetje shumë serioze. Dhe më tha: A mund ta prekësh hundën me gjuhë? Unë u habita. Pashë burrin dhe ai më tha mund ta bësh dhe unë e bëra. Dhe kështu u thye akulli”.