Loading...

Kapitenia serbe po “çmend” Vlorën !

Milica Daboviç, ish-kapitenia e kombëtares serbe të basketbollit është rrëfyer së fundmi në një intervistë për mediat serbe, ku ka treguar rreth eksperiencës që po kalon në Shqipëri, në radhët e skuadrës vlonjate të Flamurtarit. Daboviç ka një karrierë shumë të pasur ku ka luajtur në shumë shtete të Europës dhe tashmë pritet t’i japë një shtysë të madhe ekipit vlonjat në arritjen e objektivave sezonale. 36-vjeçarja, e cila u detyrua të shkëputet nga basketbolli për një periudhë 2-vjeçare për shkak se u bë nënë, është rikthyer sërish në sportin e koshit. Ajo tashmë ka nisur një aventurë në radhët e skuadrës kampione të Shqipërisë. Milica është entuziaste dhe shumë e kënaqur për këtë eksperiencë të re që po kalon në qytetin bregdetar.

“Jam shumë e lumtur që jam rikthyer të luaj sërish dhe që kam firmosur një kontratë me një nga klubet më të mira në Shqipëri. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë”, deklaron basketbollistja për mediat serbe. Dëshira e Daboviç ishte të qëndronte në qytetin e saj të lindjes, për shkak edhe të djalit të vogël 9-muajsh, por ajo u refuzua nga të dyja skuadrat e Beogradit, si nga Partizani ashtu edhe nga Cervena Zvezda. Megjithatë, ish-kapitenia e kombëtares serbe është shumë e lumtur me skuadrën e saj të re. Flamurtari është një emër që sjell kujtime të hidhura sa herë përmendet në Serbi, pasi kujtojmë eliminimin e famshëm që i shkaktoi Partizanit të Beogradit në ndeshjen e futbollit të vlefshme për Kupat e Europës. Basketbollistja bukuroshe ka mbetur gjithashtu e mahnitur edhe nga bukuritë natyrore të vendit tonë, ku duket se i ka shijuar më së miri pushimet e saj në jugun e Shqipërisë, duke postuar foto të “nxehta” në profilin e saj në “Instagram”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com