Qeveria ka nisur investimet edhe në sektorin hekurudhor për të rikthyer dhe vënë në funksionim sipas standardeve më të mira, këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, të mbetur në amortizim të plotë prej vitesh të tëra.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, publikoi një video me pamje në kohë reale nga punimet që po kryhen me intensitet të plotë për finalizimin e përfundimit të investimit në rehabilitimin e linjës hekurudhore Fier-Vlorë.
“Vetëm 59 sekonda për të parë se si po rikthehet linja hekurudhore Fier-Vlorë. Investimi që po kryhet do krijojë mundësinë e lëvizjes si për vagonët e pasagjerëve ashtu edhe për transportin e naftës bruto duke shmangur transportin rrugor”, – citon ministri Gjiknuri.