Emisioni i njohur ‘Top Show Magazine’ i moderuar nga Alban Dudushi prej më shumë se një dekade, do të hiqet përfundimisht nga ekrani.
Varianti i ‘Top Show’ i cili vinte një herë në javë me personazhe publikë, nuk do të transmetohet më në ekran.
Në vijim Alban Dudushi do të shfaqet vetëm të martave në orën 22:00.
Ende nuk dihet ç’do të bëhet me opinionistët e emisionit Albana Osmani dhe Ervin Kurti, i cili deklaroi largimin e tij një javëmë parë.