Loading...

Tha se nuk kishte fëmijë, Miss-it i hiqet kurora

Është “rrëzuar nga froni” një nga miss-et pasi u zbulua se ajo kishte gënjyer në plotësimin e formularit, ku kishte shkruar se nuk ishte e martuar e as nuk kishte fëmijë, ku në fakt rezulton e kundërta. Kjo i ka ndodhur bukuroshes Veronika Didusenko, e cila pak kohë më parë u shpall u shpall Miss Ukraina.

Ky “status” nuk i zgjati shumë pasi drejtuesit e eventit vendosën t’i heqin kurorën sepse ajo kishte gënjyer, dhe rezultoi që ishte e martuar e kishte edhe një fëmijë 4 vjeçar, në kundërshtim me rregullat.Veronika kishte shkruar në formularin e aplikimit se kurrë nuk ka qenë e martuar dhe nuk kishte fëmijë.

Megjithatë, gënjeshtra e saj doli në shesh dhe tani në garën për Miss Bota, Ukraina do të duhet të dërgojë një konkurrente tjetër.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com