Loading...

Periudha më e hidhur e jetës së Stallones: Shiti qenin për 25 $ për të mbijetuar

Në filmin kult “Rocky” kemi mundur të shohim se si Sylvester Stallones shëtit qenin e vet dhe si vrapon me të nëpër qytet. Qeni e ka shoqëruar në film, si edhe në jetën e përditshme.

Mirëpo, tregimi për marrëdhënien e tyre është e tillë sa që mund të pikëllojë edhe zemrat më të forta.

Stallone ka qenë shumë i varfër dhe ka pasur jetë të rëndë, para se është bërë i famshëm. Njëherë madje ka vjedhur stolitë e bashkëshortes së vet për t’i këmbyer me para për të blerë ushqim.

Diç të ngjashme ka bërë edhe me qenin e vet.

Sylvester Stallone sot e pranon që momenti më i vështirë në jetën e tij, është periudha në të cilën më së shumti ka vuajtur në jetë, ishte kur në një kafene, duke u përpjekur për ekzistencë ka shitur qenin e vet për 25 dollarë.

Ia ka shitur një të panjohuri, ndërkaq me ato para ka blerë ushqim. Pas këtij rasti nga kafeneja ka dalë duke qarë dhe i përvuajtur.

Pas dy javësh nga ajo ngjarje, ka shikuar meçin ndërmjet Muhammad Aliut and Chuck Wepnerit dhe është inspiruar që të shkruajë skenarin për filmin “Rocky”.

Skenari ka qenë i gatshëm për 20 orë dhe Stallone urgjentisht ka kërkuar se kujt do t’ia shiste. E ka shitur për 125.000 dollarë.

Për atë skenar, Stallone e ka pasur një kusht, të luajë rolin kryesor. Producentët e kanë refuzuar, sepse kanë dashur të kenë një aktor të afirmuar.

Pas disa javësh, megjithatë e kanë ftuar në studio për të luajtur rolin kryesor dhe e kanë paguar 35.000 dollarë.

E para që Stallone ka bërë me ato para është që ka filluar kërkimin e atij të panjohuri të cilit ia ka shitur qenin e vet.

Ka qëndruar ulur tri ditë para kafenesë në të cilën ia ka shitur të panjohurit qenin.

Kur më në fund është shfaqur, Stallone për 15.000 dollarë e ka rimarrë qenin e vet, të cilin për shkaqe ekzistenciale ishte detyruar ta shiste.

Pas gjithë asaj që kanë kaluar, Stallone dhe qeni i tij edhe një kohë të gjatë kanë qenë bashkë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com