Loading...

Revista Vogue ka zgjedhur: Këto janë stilimet më të dëshiruara për vjeshtë! (Foto)

Modele të cilat shfaqen në kuadër të javëve prestigjioze të modës, mund të shohim trende mode, stilime dhe krehje.

Disenjatorët dëshirojnë që secili koleksion i tyre të jetë i prezantuar saktësisht ashtu siç i kanë menduar ata, prandaj edhe dukja e manekineve nga koka deri te thembrat me kujdes i jep kuptim, transmeton Telegrafi.

Posaçërisht u kushtohet rëndësi stilimeve të tyre, ndërsa menjëherë pas revysë debatohet për trendët e rinj të frizurave, të cilat ata do t’i iniciojnë.

Botimi parisian i revistës Vogue sjell pasqyrën e stilimeve, të cilat, sipas mendimit të tyre, dhe në bazë të asaj që është parë në revytë për vjeshtë/dimër 2018, do të dominojnë në sezonin që po vjen.

1. Gërsheti i lartë
I ashtuquajturi gërshet “top knot” këtë vjeshtë kthehet në formë të çrregullt, gjë që dukshëm lehtëson bërjen e saj.

2. Tallazet e shkujdesura
Ju është e njohur ajo dukja e flokëve lehtë të shprishura pas zgjimit në mëngjes? Pikërisht ai efekt i shkujdesur është i dëshirueshëm në sezonin që po vjen vjeshtë/dimër, pa marrë parasysh a keni flokë të shkurtër apo të gjatë.

3. Kthim në stilin e viteve ’60
Nëse keni menduar që fen-frizurat voluminoze më kurrë nuk do të kthehen në modë, e keni gabim.

4. Stilimet me zbukurime të inspiruara në vitet ’90
Vitet e mira të vjetra gjashtëdhjetë nuk janë decenia e vetme nga e cila janë inspiruar disenjatorët. Në revy kemi pasur rastin të shohim madje edhe stilin “zigzag” që e kemi adhuruar në vitet ’90, prandaj nga ajo periudhë daton dashuria ndaj sasisë së madhe të karficave në flokë.

5. Asimetria dhe shiritat si homazh i stilimeve nga vitet ’80
Asnjë javë e modës nuk kalon pa rroba, eksesorë, këpucë dhe frizura të krijuara nën ndikimin e sezoneve më të adhuruara të modës. Në sezonin që po vjen ky stil shihet në mënyrën asimetrike të qethjes dhe në stolitë si p.sh. të shiritave masivë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com