Në 7 shtator, Tirana do të përfshihet nga “Tornado”. Grupi legjendar i muzikës rock “Elita 5”, plot 30 vite në skenën shqiptare, ka përzgjedhur Tiranën për koncertin madhështor, me hitet dhe albumin më të ri të tyre, i titulluar “Tornado”.
“Elita 5”, grup i themeluar në 1988, i përbërë nga 6 pjesëtarët nga Tetova, numëron 8 albume dhe dhjetëra këngë hite si “Al Capone”, “Nuk jam unë diktator”, “Fol, vetëm fol” dhe e fundit e hedhur në treg para dy muajsh, “Tornado”. Janë 8-9 albume edhe mbi 70 këngë” të kompozuara dhe të kënduar nga ata.
Të kërkosh nga “Elita 5”, se cila është kënga e tyre e preferuar, është njësoj si të bësh diferencë tek fëmijët. Megjithatë ata thonë se ajo që i vuri vulën këtij grupi, mbetet ‘Al Kapone’. Publiku kryeqytetas do të mund të shijojë albumin më të ri “Tornado” dhe këngën e realizuar në rrugët e Tiranës./atsh