Loading...

‘Nuk e besoj dot’/ Stefi Prifti përlotet nga surpriza e vajzës së tij 

E bija e ka surprizuar me një këngë kushtuar artistit

Këngëtari i njohur i serenatave korçare, Stefi Prifti, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin.

Gjatë intervistës, Stefi është emocionuar dhe përlotur pasi vajza e tij u shfaq në studio.

E bija e ka surprizuar me një këngë kushtuar artistit, por ky i fundit nuk ishte në dijeni dhe kur ajo është shfaqur duke kënduar është përlotur.

“Nuk e besoj dot. E dëgjojmë”, thotë ai drejtuar moderatores.

Ndërkohë gjatë bisedes me moderatoren e njohur të emisionit, Stefi Prifti është rrëfyer si asnjëherë më parë për familjen, divorcin e prindërve, mungesën e babait, humbjen e bashkëshortes.

Artisti tregon me dhimbje se nëna u nda nga jeta në një moshë të re. Ai madje ka shtuar se kurrë nuk ka patur kurajon ta pyeste arsyen se pse ishte divorcuar.

Prifti ka zbuluar gjithashtu se prindërit e tij kanë qenë të divorcuar dhe këngëtari i njohur nuk ia fal babait, që i ka braktisur kur ata ishin ende fëmijë të vegjël.

Këngëtari u shpreh se nuk ia fal kurrë babait pasi nuk ka patur guxim që të takonte atë, motrën dhe vëllain. Por jo vetëm kaq, pasi Stefi shtoi se ka qenë disa herë në të njëjtin autobuz me të atin dhe nuk i ka folur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com