Loading...

Si agravoi sherri mes dy banorëve të BBV, konkurrentët ndërhynë për të shmangur përplasjen fizike! Përjashtohet nga gara njëri prej tyre

Njëri prej banorëve të “Big Brother VIP” Kosova, Meti Alshiqi, ka përfunduar rrugëtimin e tij në këtë edicion, pasi është përjashtuar nga produksioni.

Përjashtimi i tij erdhi pas një konflikti mes tij dhe njërit prej banorëve të shtëpisë, Blerando, më të cilin është përplasur, pasi Meti nuk donte t’i bindej urdhrave të tij, i cili ishte zgjedhur kapiten.

Pas konfliktit mes konkurrentëve, për Metin mbërriti në shtëpi një zarf i zi, i cili lajmëronte përjashtimin e tij nga gara.

“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara.

Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, thuhej në zarfin e zi.

Pjesë nga debati mes konkurrentëve:

Meti: Vetëm të shtyva, mos fol pa lidhje këtu. Mos u sill si gangster.

Blerando: Rri qetë.

Meti: Kujdes çfarë flet, nuk je drejtor këtu.

Pasi banorët e tjerë ndërhynë që sherri të mos agravohej, Meti shtoi: “Kapiten je, por sillu mirë, jo si drejtor. Me urdhra, këtu, bëj këtë, e bëj atë. Nuk bëhet me urdhra. Më tregon ai se çfarë duhet të bëj. Nuk bëj asnjë më, t’i bëj kush të dojë”.

Meti është banori i tretë që eliminohet nga BBVK2, pas Ledit dhe Brikendës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com