Aktori i humorit Rezart Veleshnja para pak ditësh tregoi se ka ikur nga “Portokalli” dhe Top Channel.
I keqardhur për mënyrën se si u largua,ai tha se në emisionin e humorit duhej të ndryshonin prezantimin.E duket se e paska patur për Salsano Rrapin dhe këtë e zbuluam në një intervistë të tijën për MCN ku u shpreh kishte marrë me vete një zhapik dhe tha:
“Është prezantues në spektakël humori. E ka emrin Sali. Saliu të lëpin gjatë gjithë kohës.
Nuk të bën asgjë. Vetëm flet, të spiunon është si grua e keqe. Nuk të bën asgjë është frikacak. Kam punuar 17 vjet me Salin”