Vetëm disa muaj pasi humbi një prej dashurive të saj më të mëdha, qenushin Petit, Roza Lati ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit e saj në Instagram, se edhe Sasha, qenushja tjetër e moderatores është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje nga e cila vuante.
Roza e kishte bërë me dije edhe gjendjen jo të mirë që Sasha po kalonte, duke e paralajmëruar në një farë mënyre këtë ngjarje, megjithatë, pak ditë pasi u detyruar të bënte edhe një përgënjështrim në lidhje me qenin dhe sjelljen e saj, tani tregon se ajo nuk ja ka dalë dot.
Bashkangjitur me një video prekëse nga plazhi, me Rozën që kalon ditën e fundit me të shtrenjtën e saj, moderatorja tregon gjithë dashurinë që kishte për të, si ishte bërë pjesë e familjes së saj dhe gjithcka që cdo person që e ka provuar të ketë një katërputrosh në shtëpi, patetjetër që do ta ndjejë dhe do ta kuptojë, me shumë gjasë edhe me lot në sy.
Shpesh në intervista dhe postimet në rrjetet sociale, Lati ka treguar se sa të rëndësishme kanë qenë qenushët e saj për të dhe cfarë lidhje të jashtëzakonshme që kishte me to e tani që i ka humbur të dy, shprehim gjithë keqardhjen tonë dhe shpresojmë që këtë periudhë të vështirë ta kalojë sa më lehtë.