Loading...

‘Dashnori i vjehrrës së Luizit’, Salsano zbardh detaje nga filmi: Çfarë më tha bashkëshortja

Salsano Rrapi një nga aktorët e kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ka qenë në një intervistë në “Wake Up”, për të treguar emocionet dhe eksperiencën e tij në prodhimin e parë filmik të Top Channel Films.

Ai është një ndër aktorët më të përfolur për një skenë pikante në film, në rolin e dashnorit të vjehrrës së “Luizit”, e pazakontë, por që të bën të qeshësh pafund.

Salsano Rrapi: Unë u kënaqa, e shijova, qesha sepse nuk e kisha parë filmin, e dija skenarin, por kisha realizuar pjesët e mia dhe të gjithë ata që ishin pjesë të filmit nuk e kishin parë në fakt.

Blendi Salaj: Atë po mendoja që Ndriçim Xhepa as nuk e di që personazhi i tij ka një jetë pas vdekjes, personazhi i tij rilind pas vdekjes (qesh).

Salsano Rrapi: Nëse ka ndonjë gjë edhe shqetësuese gjatë xhirimeve, por edhe vlerësuese, ka qenë sepse Ndriçmit iu desh të rinte dy ditë në arkivol, për të xhiruar atë skenë të filmit, sepse mund ta kishim bërë edhe me një manekin, por ai e pranoi si profesionist i mirë që është, që në kohën që luhej për çdo gjë tjetër, ai duhej të ishte në arkivol.

“Erjona është kritikja ime e parë dhe e fortë. E shijoi shumë dhe qeshi shumë. Është një natyrë që qesh. Nuk e ruan veten se është në një sallë të madhe apo në lokal. edhe atje qeshi. Shumë e knaqur nga filmi”, tha ndër të tjera Salsano.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com