Loading...

A e ka goditur Zhaklina? Efi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë?

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes ka folur sot për debatet e saj me opinionisten Zhaklin Lekatari.

E ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, Efi zbuloi se gjithçka ka nisur pas një debati mes tyre në prapaskenë, ku vajzat kishin ngritur tonet me njëra-tjetrën. Ajo tha se Zhaklina i është afruar shumë, duke treguar se debati ka qenë i ashpër.
“Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone në larta mes ne të dyjave. Kjo ishte një bisedë që kam folur me psikologen time, për t’i treguar që ka bërë një punë shumë të mirë me mua, pasi nëse do isha më parë në një situatë të tillë, do kisha reaguar ndryshe, do kisha bërë atë veprim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë. Dhe arsyeja e mërzitjes së Zhaklinës ishte kjo, sepse dolën bisedat me psikologen. Edhe ajo u kap te ajo gjë që i interesonte të kapej. Te veprimi që do bëja unë më përpara, por harron që unë nuk jam si më parë.

Më erdhi shumë afër, është reagimi i saj, sepse dallohet që është njeri që flet me duar, me gjeste, ishte më i afërt se ‘duhej. Dhe zëre se unë po ja shprehja vetes time, sepse prandaj e kam psikologen. Në momentin që unë dua të them dika, dua të shprehem, e kam folur me të.

Por fatkeqësisht, u bë pak më e madhe se duhej.

Afrimiteti i saj, impulsi i saj dhe zëri i lartë, më bëri mua të kuptoj që okej, paskam ndryshuar, sepse nuk lejoj njeri të më vijë ashtu. Ishte pak e tepërt. Kjo ka ndodhur para rihyrjes sime. Nuk tentoi të bënte asgjë, por ishte tepër sepse nuk kishim debat tonin, asgjë personale, sepse ishte thjesht një përplasje mendimesh.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com