Loading...

U fotografuan në jaht, befason modelja Jori Delli: Ja ku do e bëjmë dasmën

Jori Delli është fotografuar pas daljes nga BBV në jaht me reperin e njohur Noizy. Menjëherë nisën aludimet se ajo do ishte modele në një klip muzikor të tij, por kishte edhe thashetheme për një lidhje mes tyre.

E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ajo u pyet për marrëdhënien me reperin dhe u përgjigj me ironi: “Po jam në një lidhje me Noizy-n, do martohemi. Dasmën do ta bëjmë në Vlorë. E kemi planifikuar, do i ftoj të gjithë të BIG-ut tek dasma.”

Në lidhje me komentet që merr pas përfundimit të spektaklit, modelja u shpreh: “Janë vajza dhe gra që më shkruajnë, Çfarë të bëjmë, po tani jam për martesë prandaj, e ndava (qesh).”

Jori Delli tregoi se ka ruajtur raport të mirë me Luiz Ejllin, ndërsa me Kiara Titon nuk komunikojnë. Ajo u shpreh se i ka shkuar por moderatorja iu është përgjigjur ftohtë.

“Nuk e kam ngacmuar Luizin brenda në BBV. Kam bërë tëerk me çdo banor aty brenda. Kemi kërcyer bashkë, nuk është se ai iku dhe unë i shkova pas.

Luizin e kam takuar pak, më ka përshëndetur. Me Kiarën s’kam marrëdhënie fare, pse me zor do i bëj marrëdhënien me njerëzit. Unë i kam shkruajtur, por si duket. Mendoj se të dy janë të angazhuar. Më është përgjigjur pas disa ditësh, por i ra shkurt”, u shpreh Jori Delli.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com