Loading...

Miqësia kaq e pati? Ndodh e papritura sërish me Noizyn dhe Stresin

Reth dy vite më parë, dy reperët Noizy dhe Stresi “ betuar si armiq”, vendosën të bënin paqe dhe t’ i jepnin dorën njëri tjetrit.

Pajtimi i tyre asoj kohe bëri bujë të madhe në media dhe u përfol gjerë e gjatë duke zënë faqen e parë të mediave rozë.

E teksa që prej asaj dite ishin bërë të pandarë, madje madje do të bënin dhe një projekt muzikor, një lëvizje e papritur ka ndodhur në mediat sociale të dy reprëve.

Ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe të gjithë ju e dini se çfarë do të thotë një “unfollow” ditët e sotme.

Gjithashtu nga profilet e tyre ata kanë fshirë edhe videon e këngës të cilën do e publikonin së shpejti. Tani a është prishur miqësia, apo është një taktikë e reperëve për të tërhequr vëmendje, mbetet për tu parë në vijim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com