Loading...

Nuk përmbahet Nita, i kthehet keq ish-opinionistes së ‘BBV’: Znj. Lajkatari nuk paska limit…

Duket se ka nisur një debat virtual mes Zhaklin Lekatarit dhe Nita Latifit. Gjithçka nisi kur këngëtarja reagoi në lidhje me një deklaratë që gazetarja bëri teksa ndodhej në Serbi.

Lekatari u shpreh se atje ndihej e sigurt pasi nuk kishte shqiptarë. Pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 2” e quajti ‘hipokrizi të gjallë’ këtë deklaratë, Zhaklina e konsideroi Nitën si ‘pseudokëngëtare’.

Ndërkohë mbrëmë, Latifi ka zbuluar se ish-opinionistja e BBV i ka dërguar mesazhe zanore të njëpasnjëshme, që përcillnin agresivitet.

“Zni.Lajkatari nuk paska limit! Voice mesazhet e njëpasnjëshme plot agresivitet dhe frustrim që m’i ka dërguar nuk besoj që kanë me i kry punë me shpëtu prej turpit që e ka mbuluar.

Gjithsesi un nuk po e shoh të nevojshme me u marr me të ngaqë besoj mesazhin e ka marrë nga shumë shqiptarë, sidoqoftë më vjen keq për pozitën që e ka nxjerrë veten dhe urrejtjen që ka marrë, kshtu është kur shkel në gjakun e një kombi që e quan të vetin.

Është injorancë e nivelit milionsh me krahasu viktimën e përdhunimit të luftes me një viktimë të kërcënimeve në internet. Sado që viktima është viktimë, për disa gjana ti ki zgjedhje, ajo s’ka pasur…eh ajo ndodhta nuk ka me ta falë”, shkruan Nita në “Instastory”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com