Loading...

E famshmja shqiptare zotohet se do të ndajë Luizin dhe Kiarën

Sapo thua emrin e Kiçes, të gjithë e njohin për batuatat e saj në rrjetin social Instagram. Ajo është një nga personazhet më ‘In’ të rrjetit dhe madje është “pagëzuar” si Mbretëresha e Instagramit.

Edhe pse së fundmi ka rënë në qetësi dhe daljet e saj televizive janë rralluar, Kicja ka marrë vëmendjen me çiftin më të përfolur të momentit, Luiz dhe Kiara.

“Një deklaratë e fortë. Luizi dhe Kiara do të jenë bashkë derisa unë t’i gjej anën Luit”, thotë Kicja në një nga qindra deklaratat e saj të çuditshme.

Luizi dhe Kiara, edhe pas martesës e pas daljes nga shtëpia e famshme nuk po gjejnë qetësi. Krah numrit të madh të fansave dhe përkrahësve, çifti përballet edhe me persona të shumtë që nuk besojnë në dashurinë e tyre. Një vend të madh në diskutime ka zënë edhe mungesa e familjarëve të Luizit në ceremoninë e martesës me Kiarën duke ngritur pikëpyetje për marrëdhënien mes tyre.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com