Pas fitores së “Big Brother VIP”, Luizi është tepër i angazhuar me koncerte jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Kosovë.
Ditën e djeshme këngëtari ishte i pranishëm në një koncert në Gjakovë, ku ka performuar disa nga këngët e tij.
Mes tyre ishte dhe kënga e realizuar brenda shtëpisë së BBVIP, si dedikim për Kiarën, tashmë bashkëshorten e tij.
Në Instagramin e tij, Luizi ka postuar një pjesë të performancës së tij, ndërsa ia dedikon partneres duke shkruar “Kiara ime” shoqëruar me një zemër.