Stresi i ka treguar për vite me radhë bindjet e tij politike që kanë mbetur të njëjta.
Ai është demokrat i flaktë dhe së fundmi ka gjetur rastin të hedhë ca thumba për ata që ndërrojnë sipas interesave, siç thotë ai, preferencat e tyre.
Postimi i fundit i Stresit në rrjete sociale interpretohet nga publiku si një thumb për Luiz Ejllin, ish-konkurrentin e “BBV” që brenda shtëpisë shprehej mbështetës i Berishës.
Mirëpo, pas daljes, ai u shfaq duke mbështeetur kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër, Benet Becin.
“Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të idealeve dhe bindjeve të mia personale. Është shumë e thjeshtë të shitesh në ditët e sotit”, shkruan Stresi krahas një fotoje të shkrepur në vitin 1997, ku Stresi shihet krah Berishës.