Një ditë më parë, Krist Aliaj bëri një postim në “Instagram”, ku falenderoi shqiptarët në mbarë botën për vlerësimin dhe respektin që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”.
Në postimin e tij, Kristi nuk la pa përmendur edhe 3 finalistët e tjerë, Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Dea Mishel. Aliaj iu tha se ishin kundërshtarët më të mirë që mund të kishte kërkuar.
“Unë e dua të dedikuar me…”/ Çfarë po ndodh
“Faleminderit Shqipëri!
Faleminderit shqiptarë në mbarë botën!
Faleminderit për durimin, respektin, mirëkuptimin dhe vlerësimin tuaj!
Ishte një udhëtim i vështirë, por një eksperience shume pasuruese
Ju vlerësoj sepse ishit kundërshtarët më të mirë që mund të kisha kërkuar. Koha për të vënë në përdorim potencialin tuaj
@itsluizejlli @efi.dhedhes @deamichellee
Shumë respekt për të gjithë ekipin e produksionit për kohën dhe përkushtimin e madh!!
@arbanao @topchannelalbania @bigbrotheralb_vip @lorihoxha
@eduartgrishaj @zhaklin.lekatari @arberhajdari”, shkruan Kristi në postimin e tij në “Instagram”.
Postimi i tij ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, por vëmendjen e mori komenti i Dea Mishel.
Ish-banorja e BB VIP i shkroi: “Jo, unë dua falenderim të dedikuar me postim me vete??”. Këtë e ka lexuar edhe Krist, i cili i është përgjigjur “direkt”.
Në fakt Kristi ende nuk e ka bërë dedikimin veçmas për Dean dhe fansat po e presin me padurim.
Kujtojmë se Dea dhe Kristi krijuan një raport mjaft të bukur shoqërore javët e fundit brenda shtëpisë së BB VIP. Madje Aliaj nëpër intervista të ndryshme tani që është jashtë, është shprehur se komunikon shpesh me Dean.