Olta Gixhari është kthyer në një prej personazheve më të përfolur në media që pas aventurës së saj në “Big Brother VIP”.
Ajo është tani aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Olta publikoi disa fotografi ku shihet nën shoqërinë e një personazhi, i cili gjithashtu ka qenë shumë i përfolur në media së fundmi.
Fjala është për stilistin nga Kosova, Valdrin Sahiti, për të cilin u aludua javë më parë se u arre stua nga po licia pasi u kap me dr ogë në Aeroportin e Stambollit.
Dyshja duken të qeshur në dy fotografi të përbashkëta që kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram, teksa shijojnë nga një gotë shampanjë.
“Mos prisni sjellje të zakonshme…nga njerëz të jashtëzakonshëm! Jemi në tranzit”, shkroi aktorja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.