Teksa shkojnë drej finales, banorët e BBV janë gjihmonë më të interesuar për çmimin e madh, i cili ka rënë nga 100 mijë euro, si pasojë e thyerjes së rregullave.
Edhe prime-n e kaluar, banorët pyetën se sa ishte çmimi i madh ndërkohë që përgjigja e Arbanës ishte epike.
“Mezi po mbaj lekët e mia, të llogaris tuajat“, u shpreh moderatorja.
Si duket Arbana ka disi të drejtë pasi për moderimin e saj në ” Big Brother VIP”, ajo paguhet të paktën me rrogë mujore mbi 8 mijë e 100 euro.
Të dhënat për pagën e saj u zbuluan disa muaj më parë pas një skandali që plasi në rrjet ku u publikuan të gjitha pagat e shqiptarëve.
Megjithatë, pas suksesit që ka patur dy sezonet e fundit, padiskutim paga e Arbanës është rritur edhe më shumë.