Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve një mundësi tjetër për të rritur çmimin e madh. Nëse mbarojnë me sukses sfidën e kërcimit, ata arrijnë që të shtojnë 10 mijë euro.
“Yje, Vëllai i Madh ju jep një mundësi për të rritur çmimin e madh. Deri ditën e martë, ju keni për detyrë që sa herë të dëgjoni gongun të shkoni menjëherë në living, për të kuptuar përmes emrave të shfaqur në led, se cilët personat kanë radhën për të kërcyer. Ata do të dalin në oborr për të kërcyer deri kur të ndalojë muzika. Nëse ia dilni deri të martën për ta kryer me sukses, çmimit të madh i shtohen 10 mijë euro”, thuhej në zarfin që Vëllai i Madh u dërgoi dje banorëve.
Pas leximit të zarfit, banorët nisën direkt me sfidën e kërcimit. Çifti i parë që u vendos përballë njëri-tjetrit ishte Krisit dhe Jori.
Jori ishte ajo që “dominoi” në kërcim, duke qenë se kishte rolin kryesor, ndryshe nga Kristi, i cili pjesën më të madhe të kohës ndenji ulur në karrige.
Pas tyre, kërcyen Efi dhe Qetsori, një tjetër dyshe që e shijoi në maksimun muzikën dhe kërcimin.
Luizi ishte çift me Nitën. Ndryshe nga dy çiftet e para, kërcimi i tyre ishte pak më i vakët, pasi Luizi nuk ishte shumë i përfshirë.