Loading...

Zbulohen detajet e dasmës luksoze në Itali të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj

Arbana Osmani është gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut, dhe jo vetëm prej “Big Brother Vip”.

Moderatorja e njohur është shndërruar në një ndër imazhet më të ndjekura edhe në rrjetet sociale, por edhe nga mediat.

E tashmë që angazhimit të saj po i vjen fundi, duket se lajme të mira vijnë prej saj. Ajo dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, kanë vendosur të martohen. Duket se gjithçka është gati për ceremoninë e dasmës luksoze në Itali.

Dyshja ka zgjedhur si vendin e dasmës pikërisht Toskanën, një zonë që ata shpesh e frekuentojnë e kur flasim për dy emra kaq të famshëm, natyrisht që lista e të ftuarve do të jetë shumë e përzgjedhur.

Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve.

Menuja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një menu vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.

Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin për të realizuar gjithçka deri në perfeksion.

Nga ana tjetër, një sërë artistësh shqiptarë pritet të marrin pjesë në këtë festë, ku edhe do të sjellin një tjetër atmosferë.

Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi, i cili prej kohësh i ka munguar skenave.

Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës. Dasma pritet të ketë disa nga emrat më të njohur të artit, skenës dhe kulturës të ftuar, por me gjasa nuk do të mungojnë as disa nga yjet e “Big Brother”-it.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com