Gjatë ditës së djeshme banorët e Big Brother kanë zgjedhur liderin e ri.
Ata janë ndarë në dy grupe për të votuar, djemtë në dhomën e grimit, ndërsa vajzat në living.
Me shumicë votash, Qetsor Ferruanj është shpallur lideri i kësaj jave, pavarësisht këmbënguljes së Efit, e cila kërkoi vota nga Nita dhe të tjerë banorë.
Ndërkohë pak para se të bëhej votimi për liderin, në shtëpinë e “Big Brother VIP” hyri dhe një zarf i kuq, i cili nuk duhet të hapet deri në spektaklin e sotëm. Në të shkruhej ‘Lider’, duke lënë të kuptohet se është një avantazh në lojë për liderin e ri.
Tani të gjithë janë kurioz të dinë se çfarë avantazhi do të ketë Qetsori, i cili mori votat e Luizit, Kiarës, Nitës dhe Jorit. Ai tha se ata që e mbështetën do të jenë në mbrojtjen e tij.