Loading...

Luizi s’mban dot misionin dhe ‘dorëzohet’ para kamerave me mesazhin prekës: Vdeksha unë për të…

Misioni më i ri i Luiz Ejllit ka qenë të bëjë Kiara Titon të besojë se është i mërzitur me të, duke iu sjellë ftohtë.

Mbrëmjen e djeshme Kiara i kërkoi të flisnin, por ai refuzoi duke thënë se dëshironte të flinte.

I pyetur nga Kiara nëse këtë sjellje po e bënte për lojë, apo e kishte në lidhje raportin e tyre, ai u shpreh se kishte të bënte pikërisht me raportin e tyre.

Mëngjesin e sotëm ata konsumuan kafen e mëngjesit bashkë, por nuk patën komunikim.

Më pas Kiara ka nisur të shprehë ndjenjat e saj për të dhe i kërkoi të mos dyshoj tek ajo, madje duke iu betuar që e dashuron, por tha se kjo gjendje mes tyre po e frikëson.

Pasi moderatorja u largua nga ai për të qëndruar vetëm, Luizi nisi që të fliste me kamerat dhe tha se ‘nuk e meritonte atë’.

“Po të ma kishte bërë Kiara mua këtë punë. Prandaj them unë se nuk e meritoj Kiarën, se Kiara është më e mirë se unë. Të ja ha zemrën, vdeksha unë për të”, dëgjohet të thotë këngëtari i njohur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com