Kiara ka ndarë ditën e sotme një histori gazmore e ulur në oborrin e shtëpisë së bashku me Luizin.
Ajo ka treguar se gjatë një kompeticioni televiziv, teksa ishte çift me Sazan Gurin u kishte ndodhur një incident i papritur.
Teksa Sazan Guri kërkonte telefonin, ishte Kiara ajo që i ishte ulur sipër.
Kiara: Kam kërcyer me Sazan Gurin.
I humbi njëherë telefoni. Bënim prova dhe shkoja e merrja rrugës. Kishte një telefon të vogël dhe e kisha zënë unë, isha ulur sipër. Dil nga makina ai, kontrollo nëpër studio, mbas një ore se si u çova unë…
Luizi: Ti e more e hodhe poshtë
Kiara: Po, dhe i them shife shife ja ku është. Se më vinte turp t’i thosha që ta kisha zënë unë.